Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mbyllet pika Doganore e Kakavijës për 24 orë, nuk është shkak Covid-i

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2020, 19:53 | Aktualitet
Mbyllet pika Doganore e Kakavijës për 24 orë, nuk është

Autoritetet e Policisë greke i kanë dërguar një njoftim zyrtar Policisë Kufitare në Kakavijë se kjo pikë kufitare do të mbyllet për 24 orë nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor.

Shkak për ndërprerjen e punës në Kakavijë nuk është pandemia e koronavirusit, por një grevë që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke.

Gjatë këtyre 24 orëve nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke.

Sipas njoftimit të palës greke, përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.

A2 CNN Livestream

Dita jonë