Medvedev triumfon në “ATP Finals”

medvedev 600x338

Danil Medvedev është kampion i finaleve ATP për vitin 2020. Tenisti rus mundi austriakun Dominik Thiem 2-1 me sete, pas një dueli tejet të luftuar.

Të dy këta tenistë ishin supriza e këtij viti, ndërsa ia dolën të eliminonin në gjysmëfinale dy emra të mëdhenj si Rafael Nadal dhe Novak Djokovic.

Për Medvedev, ky është titulli më i madh i fituar në karrierën e tij, ndërsa një rus nuk triumfonte në këtë turne që prej suksesit të Nikolai Davidenkos, në edicionin hapës të Londrës, në vitin 2009.