Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pa aktivitet që nga marsi, Shqipëria drejt Portugalisë për paraeliminatoret e Botërorit të Basketbollit

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2020, 12:20 | Sporte të tjera
Pa aktivitet që nga marsi, Shqipëria drejt Portugalisë për

Kombëtarja e basketbollit u nis sot drejt Portugalisë për të luajtur ndeshjet e raundit të dytë të paraeliminatoreve të Botërorit 2023.

Me anë të një statusi në Facebook, Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) i shprehu mirënjohjen të gjithë sportistëve që iu përgjigjën pozitivisht ftesës së saj për përfaqësimin e Shqipërisë në këto përballje.

Gjithashtu, FSHB thekson se basketbollistët shqiptarë nuk kanë zhvilluar aktivitet që nga muaji mars, ndërkohë që në Evropë kompeticionet kombëtare dhe ndërkombëtare rinisën normalisht.

“Koshi shqiptar, nga muaji mars 2020, mbetet i pezulluar ende sot, kur e gjithë Europa dhe Bota, zhvillojnë në kushte covid-i, veprimtarinë e tyre sportive. Po ne? Si gjithmonë me çudira për shumë arsye!!! Por, t’i harrojmë të gjitha dhe të kthehemi te shpresa që duhet ndezur, për ekipin tonë dhe për ditë më të mira, për basketbollin shqiptar”, lexohet në postim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë