Përmbysja e tankut izraelit bëhet hit në rrjet

Videoja e aksidentimit të një tanku të ushtrisë izraelite gjatë momentit të transportit ka bërë xhiron e rrjetit në pak orë.

Në pamje shihet mjeti i rëndë luftues i cili nxiton për t’u ngjitur në makinën që do e transportonte, por më pas batohet dhe rrotullohet në rrugë.

Fatmirësisht nga një ngjarje nuk pati të lënduar edhe pse një ushtar rrezikoi shumë të shtypej nga tanku teksa rrokullisej.