Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Realizuan 10 vjet punë në 10 muaj, Princi përgëzon shkencëtarët e Oksfordit

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2020, 22:28 | Bota
Realizuan 10 vjet punë në 10 muaj, Princi përgëzon

Duka i Kembrixh, William ka uruar personalisht kërkuesit e Universitetit të Oksfordit, pas të dhënave të publikuara se vaksina e tyre anti-Covid ishte shumë efektive.

Përmes një videokonference, princi iu tha atyre se ishte shumë i lumtur për këtë arritje.

“E pashë në fytyrën e gjithsecilit prej jush në qershor se sa shumë kohë dhe përpjekje duhej për këtë sfidë dhe e dallova se kishte shumë presion tek të gjithë, kështu që jam shumë i emocionuar që ju ia dolët”, u shpreh William.

Duka e kishte vizituar dhe më herët ekipin e kërkuesve të vaksinës në verë, për të mësuar më shumë rreth punës së tyre.

Në telefonatën e sotme me anëtarin e familjes mbretërore ishin profesori i Pediatrisë dhe Imunitetit, Andy Pollard, profesorja e vaksinologjisë, Sarah Gilbert dhe zv.kancelarja e Universitetit, Louise Richardson.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani