Vaksinat anti-Covid, OBSH: Drita në fund të tunelit është më e shndritshme

KR OBSH THIRRJA.duplicate frame 761 1100x620

Lajmet e mira, me vaksinat që po vijnë nga dita në ditë, nga kompanitë kryesore të farmaceutikës duket se po kthejnë shpresën për një rikthim në normalitet nga pandemia e koronavirusit.

“Një dritë të shndritshme në fund të tunelit”, i ka konsideruar këto lajme kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në konferencën e fundit për shtyp për situatën e pandemisë në botë.

“Tashmë ka shpresë të vërtetë që vaksinat, të kombinuara me masat e tjera të shëndetit publik do të kontribuojnë për t’i dhënë fund pandemisë”, u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus.