Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“3 skenarë për zhvillimin e mësimit, jemi tek i pari”, Kushi: 1 mijë mësues shtesë për të përballuar nevojat

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2020, 11:48 | Aktualitet
“3 skenarë për zhvillimin e mësimit, jemi tek i

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama bëri një panoramë tërësore të aktualitetit në shkolla. Ajo tha se qeveria përgatiti 3 skenarë në momentin e hapjes së tyre, ku jemi ende në skenarin e parë atë të mësimit në klasa, ndërkohë që është e përgatitur për mësimin e përzier dhe online.

“Vendimi për të hapur shkollat nuk ishte i lehtë, por u konsultuam me eksperiencat ndërkombëtare. Kemi 3 skenarë mësimi në banka, mësimi i përzier dhe mësimi në distancë. Ne jemi në skenarin e parë. U hartua një udhëzues për të gjitha shkollat, kemi mjetet e koordinimit ku bëhet raportimi i situatës në fund të çdo dite dhe në kohë reale”

Kushi theksoi se janë 1 mijë mësues shtesë në sistem për të përballuar nevojat në raste të infektimit të mësuesve. Gjatë vizitave të befasishme në shkolla, ajo tha se ka vërejtur ndërgjegjësim maksimal të nxënësve dhe angazhim të stafit pedagogjik.

“Ju siguroj se shpesh kam bërë vizita të paparalajmëruar, të befasishme për të parë realitetin në shkollat tona dhe rezulton që ndërgjegjësimi i nxënësve është maksimal, janë më të mbrojtur në ambientet e shkollës, ndërgjegjësimi dhe angazhimi i ekipeve tona është maksimal për të raportuar çdo rast.

Kemi pasur disa raste ku për shkak të infektimit të mësuesve kemi mbyllur shkollën për dezinfektim, por masa që kemi marrë është për 1 mijë mësues shtesë në sistem për të përballuar çdo nevojë që krijohet”.

Sa i takon zhvillimit të mësimit online në universitete, ministrja theksoi se universitet janë të përgatitura për ta përballuar këtë situatë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani