Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Basha me mjekët: Numri i ulët i testimeve po sjell shtim të viktimave

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2020, 19:04 | Politikë
Basha me mjekët: Numri i ulët i testimeve po sjell shtim të

Numri i ulët i testimeve po sjell një përhapje më të shpejtë të infeksionit, që si rrjedhojë po shkakton rritje të numrit të viktimave.

Ky është qëndrimi i Lulzim Bashës gjatë një takimi që zhvilloi me disa mjekë mbi situatën e pandemisë në vend. Sipas kryedemokratit, edhe reduktimi i numrit të viktimave bëhet nga qeveria për të justifikuar mungesën e testimeve.

“Kemi kërkuar që testimet të jenë të paktën në nivelin minimal të OBSH-së. Me mbajtjen e ulët të testimeve sjell si pasojë kolapsin e spitaleve, kjo po shkakton rritje të numrit të viktimave. Për qëllime politike po fshihen viktimat për të justifikuar një mosveprim kriminal që janë testimet. Nuk është përgjegjësia e mjekëve, por një vendim politik, për të justifikuar testimet e ulëta. Kjo është e tmerrshme, kjo është tronditëse”, u shpreh Basha.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani