Britania shënon numrin më të ulët të infektuarve në 8 javë, por rriten viktimat

MB BRITANIA IZOLIMI frame 109 1100x620

Britania e Madhe raportoi numrin më të ulët të rasteve ditore me koronavirus në 8 javët e fundit, duket treguar edhe njëherë që izolimi funksionon, në një kohë kur u shënuan 11 299 të infektuar të rinj. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për viktimat që arritën shifrat më të larta të 6 muajve të fundit.

Rastet e sotme ishin 43% më të ulëta krahasuar me të martën e fundit dhe 27% më pak se ditën e djeshme. Një shifër e tillë ishte raportuar për herë të fundit më 2 tetor kur 7000 britanik u infektuan me virusin vdekjeprurës.

Viktimat në 24 orët e fundit ishin 608, një nivel tepër i lartë që nuk përsëritej prej 12 majit. Megjithatë niveli i fataliteteve ka nisur të balancohet dhe pritet të ulet në ditët në vijim.