Chelsea dhe Sevilla, fitore në “frymën e fundit” dhe kualifikim në Champions

championsss 1100x620

Chelsaa dhe Sevilla kanë vulosur që në ndeshjet e katërta në grup kualifikimin për në fazën e ardhshme të Champions League. Dy skuadrat arritën të fitojnë në minutat e shtesës respektivisht ndaj Rennes dhe Krasnodar.

Chelsea i Lampard triumfoi 1-2 në Francë ndaj Rennes me golin e dytë të shënuar në minutën e 91 me Giroud.

Ndërkohë, Sevilla fitoi me të njëjtin rezultat në Rusi ndaj Krasnodar, me golin e dytë të shënuar nga El Haddadi në minutën e pestë të shtesës.

Me këto fitore, Chelsea dhe Sevilla kryesojnë grupin me nga 10 pikë, ndërsa dy skuadrat e tjera kanë vetëm nga një pikë, duke shuar shpresat e tyre për një kalim në fazën e ardhshme të Champions.