Donacionet për tërmetin, Lazimi: Aftësia përthithëse ishte e dobët

Tërheqja e disa shteteve nga zotimi për të ndihmuar Shqipërinë me fonde për rindërtimin ishte diçka e pritshme, sipas ekspertit për ekonominë Majlind Lazimi, veçanërisht në kushtet e pandemisë.

Por për ish-zv.ministrin e Integrimit, edhe kapacitetet përthithëse të qeverisë nuk kanë qenë të angazhuara maksimalisht në këtë proces.

Sot, 1 vit pas tërmetit, Lazimi shprehet se programi i rindërtimit duhet të kishte qenë më i koordinuar në të gjithë hallkat e tij, duke zbatuar procedura të përshpejtuara prokurimi për të strehuar sa më parë ata që humbën shtëpitë.

Në retrospektivë, Lazimi deklaron se duhet të ishte bërë një analizë e stokut të banesave, që mund të bliheshin me një marzh të ulët mbi koston e tregut, veçanërisht në zonat urbane.