Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Elbasan, varësia ndaj narkotikëve, vagonët e vjetër janë kthyer në "pavijone" droge

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2020, 13:17 | Sociale

Konsumi i drogave të ndryshme nga ato të lehtat e deri tek ato të fortat është kthyer në një shqetësim serioz në qytetin e Elbasanit. Veçanërisht në zonat periferike që janë jashtë ndriçimit publik dhe natyrisht jashtë vëmendjes së policisë, shumë të rinj konsumojnë lëndë narkotike.

Një prej këtyre zonave është edhe stacioni i trenit të Elbasanit. Vagonët e mbetur aty nga koha kur dikur transporti hekurudhor ishte në funksion të plotë, tani janë kthyer në pavijone ku injektohet drogë

Çdo mbrëmje në ato vagonë, të rinj konsumojnë droga të forta duke mos u kujdesur për të fshehur provat që lënë pas, ndërkohë që në këtë zonë mungon shumë prezenca e policisë.

Stacioni i trenave në Elbasan

Kjo situatë denoncohet çdo ditë nga banorë të zonës, por pamjet tregojnë se askush nuk ka marrë masa. Dhe ky fakt duket se i është kthyer kundër banorëve të cilët jo vetëm nuk kanë marrë zgjidhje për problemin, por janë sulmuar dhe grabitur nga personat që drogohen.

Jashtë kamerave banorët tregojnë se tanimë kanë frikë të prononcohen për këtë problem. Ndërkohë, zyrtarisht institucionet shtetërore raportojnë për vetëm 38 persona që trajtohen me metadon për varësi ndaj drogës, ndërsa një numër shumë herë më i lartë se ky drogohen në skutat dhe zonat e errëta të qytetit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë