Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Gati nisja e turneut kombëtar të futbollit 5 kundër 5

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2020, 15:06 | Futboll
Gati nisja e turneut kombëtar të futbollit 5 kundër 5

Pasioni i atyre që luajnë futboll në fusha të vogla, të njohura ndryshe si “kalçeto”, tashmë merr formë zyrtare.

Për herë të parë, skuadra të formuara sipas dëshirës kanë mundësinë të luajnë në një kampionat kombëtar, me ndeshjet që gjykohen nga një arbitër, do të ketë stafe mjekësore dhe që në muajin prill do të shpallë edhe ekipin kampion.

Federata Shqiptare e Futbollit hodhi shortin këtë të martë për turneun 5 kundër 5, në të cilën janë regjistruar mbi 120 ekipe.

Turneu, i cili do të jetë i përvitshëm, do të shtrihet në të gjithë vendin dhe aplikimi është i lirë për këdo që dëshiron të jetë pjesë e tij.

Turneu 5 kundër 5 i futbollit nis prej datës 26 nëntor. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë