Koronavirusi në Kosovë, 13 viktima në 24 orët e fundit

kosova koronavirusi 1 1100x620

13 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë, në 24 orët e fundit, raportoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Në total, deri tani janë 939 viktimat nga Covid-19 në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit, u kryen 1590 testime, prej të cilave u konfirmuan 609 raste. Numri total i rasteve pozitive është 35549, prej tyre 12864 aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 350 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21746 raste.