Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Kthehet Champions League, Uzuni përballë Juventusit

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2020, 08:26 | Futboll
Kthehet Champions League, Uzuni përballë Juventusit

Champions League rikthehet sot në mbrëmje me ndeshjet e kthimit në fazën e grupeve.

Juventus luan përballë Ferencvaroshit të futbollistit shqiptar Myrto Uzuni, i cili këtë herë do të jetë i gatshëm për hungarezët për ta nisur sfidën prej minutës së parë.

Barcelona udhëton drejt Ukrainës e përgjysmuar ndërsa përballet me Dinamon e Kievit me plot 7 mungesa të formacionit titullar, përfshi Leo Messin.

PSG kërkon hakmarrje ndaj Leipzig për humbjen në takimin e fundit kundër gjermanëve.

Lazio e shqiptarëve luan me rusët e Zenit.

Manchester United pret turqit e Basaksehir, ndërsa Chelsea luan një prej takimeve të orës 18:55 me francezët e Rennnes.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu