Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Lajm i keq për të gjithë ata që nuk e kanë blerë ende PlayStation 5

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2020, 11:21 | Teknologji
Lajm i keq për të gjithë ata që nuk e kanë blerë

Pas shumë muajsh pritjeje, PlayStation 5 doli më në fund në shitje javën e kaluar.

Dashamirësit e videolojërave i blenë të gjitha njësitë, duke boshatisur shumë shpejt tregun, me drejtorin ekzekutiv të Sony-t, Jim Ryan, i cili dha një lajm të keq për të gjithë ata që nuk arritën ta blinin në kohë konsolën e re.

“Janë shitur të gjitha njësitë, nuk ka ngelur më as edhe një. Aktualisht, po shpenzoj shumë kohë për të gjetur mënyrën se si të plotësoj kërkesën e tregut. Ishte shumë e vështirë të nxirrje në treg një produkt në mes të pandemisë. Ky vit më mësoi që mos ta bëj më kurrë diçka të tillë. Ka qenë e vështirë në prodhim, pasi nuk kemi pasur asnjë punëtor në fabrikat që kemi në Azi”, tha Ryan për agjencinë e lajmeve “TASS”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë