Lirohet nga arresti shtëpiak, Mimoza Margjeka, gjyqtarja e akuzuar për korrupsion

1 81 1100x620

Gjykata e Posaçme liron nga “arresti shtëpiak” gjyqtaren e Apelit Korçë, Mimoza Margjeka. Hetimi ndaj saj do të vijojë në masën “detyrim për paraqitje”.

Vendimi i GJKKO për zbutje të masës së sigurisë ka ardhur për arsyen shëndetësore të gjyqtares që po hetohet për “korrupsion”.

Margjeka akuzohet se ka marrë një shumë prej 6 mijë eurosh për të nxjerrë nga burgu një person, i cili akuzohet për trafik klandestinësh.