Marrëveshja e 5 qershorit, PS kërkon të ndryshojë 1 ligj, por PD kundërshton

Në 5 qershor me opozitën jashtëparlamentare, u ra dakord që ligjet që do të shoqëronin kodin zgjedhor dhe thellonin ndëshkueshmërinë për vjedhjen e votës, të miratoheshin të pandryshuara në seancë plenare. Ashtu ndodhi me një pjesë të madhe të tyre, me përjashtim të ligjit për prokurorinë. Ky i fundit do të ndryshohet.

Ndryshimi në ligj ishte kundërshtuar më herët nga Prokurori i Përgjithshëm dhe kreu i SPAK, sipas dokumentave që A2 CNN publikoi.

Sipas tyre, ishte antikushtetues pasi i jepte titullarit të prokurorisë së rrethit apo dhe SPAK, eksluzivitetin e hetimit të krimit zgjedhor. Në një kohë kur me reformën në drejtësi, prokurori është zot i çështjes. Por ndërhyrja në ligj është e paparanueshme nga Partia Demokratike.

Një tjetër gjë që PD vazhdon të konsiderojë të papranueshme është dhe heqja në kodin zgjedhor të koalicioneve. Por, deri në shkurt kur është afati zyrtar i regjistrimit, mazhoranca ka kohë të reflektojë. Presidenti Meta dërgoi në Venecia ndryshimet në kodin zgjedhor, opinion për të cilat del në muajin dhjetor.