Mësimi “online”, cili është shqetësimi më i madh? Rektori i UT përgjigjet në A2

Artan Hoxha, rektori i Universitetit të Tiranës, i ftuar në studion e “Ditari” në A2 tregoi se kush është shqetësimi më i madh në lidhje me mësimin “online” të universiteteve.

“Duhet një strategji më e konsoliduar e zhvillimit të mësimit “online”. Duhet të përgatitemi që situatë të zgjasë më shumë se 2-3 muaj. Sfidë do të jenë edhe provimet në distancë, nëse do të jemi ende në këtë situatë. Ne duhet të llogarisim më të keqen: që do të jemi “online” tërë kohën. Në çfarëdolloj situate, do të bëjmë të pamundurën”, u shpreh Hoxha.

Rektori theksoi se “ne kemi qenë të përgatitur për një mësim të alternuar që në fillim, krijuam një platformë të unifikuar, që pedagogët dhe studentët të komunikonin”.

“Sot, kemi një sistem të përpunuar, ku janë të përfshirë pothuajse të gjithë në procesin mësimor. Ky proces ka ecur normalisht në kushtet e anormalitetit. Kjo nuk do të thotë që jemi të kënaqur që po zhvillojmë mësimin “online”, aq më tepër që ka procese mësimore që vështirë të zhvillohen në distancë. Për secilin fakultet kemi një grafik, ku zhvillojmë trajnime për metodologjinë e mësimdhënies online”, deklaroi Hoxha.