Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mori postin e lartë në NATO, ambasadorja amerikane uron Mimi Kodhelin

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2020, 18:18 | Aktualitet
Mori postin e lartë në NATO, ambasadorja amerikane uron Mimi Kodhelin

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka uruar ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për detyrën e re që i është caktuar në NATO.

Sipas diplomates amerikane, Kodheli është e para shqiptare që merr një post kaq të rëndësishëm në aleancën e Atlantikut të Veriut dhe ajo mezi pret të punojë me të.

“Urime Mimi Kodheli për zgjedhjen e saj si zv/presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO, e para shqiptare që merr një detyrë kaq të rëndësishme. Ne mezi presim ta shohim atë duke punuar për të forcuar NATO”, shkruan mes të tjerash ambasadorja Kim.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani