Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

OFL përfundon më 31 dhjetor, qeveria kërkon të tjera ndryshime

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2020, 15:25 | Politikë
OFL përfundon më 31 dhjetor, qeveria kërkon të tjera

Në 31 dhjetor, Operacioni Forca e Ligjit pushon së ekzistuari. Pas kësaj date, “djemve problematikë” nuk do t’u dërgohen më formularë për justifikimin e pasurisë. Burimet thonë se Ministria e Brendshme kishte menduar fillimisht të shtynte me 12 muaj të tjerë luftën e saj kundër terrorit dhe krimit të organizuar, por duket se ka ndryshuar mendje.

Pavarësisht se i ka mbetur edhe një muaj, Sandër Lleshaj ka përgatitur ndryshime të tjera në aktin normativ për OFL, të cilat parashikohet të kalojnë brenda vitit në qeveri. Pa pritur vendimet e formës së prerë të gjykatave, ministria mendon se subjektet  që janë referuar në SPAK për fshehje pasurie, të mos kenë të drejtë për të përfituar tenderë e PPP për 3 vite.

https://a2news.com/2020/11/24/9-muaj-ofl-nga-7800-formulare-vetedeklarimi-u-konfiskua-1-makine-e-vjeter/

Propozimet e siguruara nga A2, që mbajnë firmën e ministrit të Brendshëm, detyrojnë SPAK të merret me dosjet e OFL, edhe pas shkrirjes së kësaj strukture në 31 dhjetor. Nga praktika e deri tanishme, SPAK i ka kthyer mbrapsht OFL-së për plotësim dokumentacioni e parregullsi, një sasi të konsiderueshme dosjesh. Ndryshimet e reja që propozon ministri Lleshaj nuk saktësojnë kush do të merret me korrigjimin e dosjeve, pas 1 janarit , kur OFL të jetë shkrirë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli