Pas dasmës sekrete me 7 mijë të ftuar vjen edhe gjoba

Një sinagogë në Nju Jork është gjobitur me 15 000 dollarë për organizimin e një dasme, me 7 mijë të ftuar, gjatë periudhës së pandemisë.

Kryebashkiaku, Bill de Blasio, e cilësoi ngjarjen krejtësisht të papërgjegjshme dhe në një moment aspak të përshtatshëm.   

Dasma hebreje shumë e komentuar, u organizua më 8 nëntor, dhe mblodhi në sinagogën Yetev Lev në Williamsburg, plot 7 mijë njerëz, të cilët qëndruan ngjitur me njëri-tjetrin pa maska dhe në kundërshtim me të gjitha rregullat e distancimit social.

Dasma e organizuar ishte ajo e Yoel Teitelbaum, nipit të rabinit të madh, Aaron Teitelman.