Rriten viktimat nga koronavirusi në Itali, mbi 800 humbje jete në 24 orë

koronavirus itali 1100x620

Vijojnë të vijnë shifra tepër negative nga Italia për sa i përket pandemisë së koronavirusit.

Në buletinin ditor, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 853 persona të tjerë kanë humbur jetën përballë virusit vdekjeprurës, një bilanc ky që nuk shënohej prej ditëve më të këqija të pandemisë në pranverë.

Një përmirësim të lehtë kanë shënuar rastet e reja të cilat kanë qenë 23 mijë në 24 orët e fundit nga 189 mijë testime të kryera.

Që nga nisja e pandemisë Italia regjistron rreth 51 mijë viktima nga Covid-19 dhe 1,4 milionë të infektuar.