Vrau biznesmenin për borxhet, dënohet me 30 vite burg Islam Myrtaj

myrtaj bacinozi 1100x620

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 30 vite burg Islam Myrtajn, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit dhe ish-të përndjekurit politik, Haki Baçinozi.

Myrtaj u shpall fajtor për “vrasje me paramendim” dhe “armëmbajtje pa leje”. Në gjykim, Myrtaj shfaqi pendesë për krimin, por mohoi të kishte paramendim.

Krimi ndodhi më 16 mars 2019 te Liqeni Artificial në Tiranë. Autori i kishte borxh viktimës dhe kur u ndeshën në rrugë, Myrtaj pretendoi se ai e kishte dhe në gjaknxehtësi e sipër e ka qëlluar.

Islam Myrtaj u vetëdorëzua në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, 4 ditë pas vrasjes, i shoqëruar nga avokati i tij, pas një negociate mes Policisë dhe këtij të fundit.