“Xhaçka përdor helikopterin për fushatë elektorale”, Vokshi: Abuzimet mbi 500 mijë euro. Prokuroria të hetojë

24 NENTOR DITARI ORA 13 00 CLEAN frame 36415 1100x620

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka denoncuar në studion e A2 CNN ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, se ka përdorur në mënyrë të vazhdueshme helikopterin për takime elektorale në Dibër, duke i çuar në mbi 500 mijë euro abuzimet. Ajo i bëri thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet, pas pamjeve të publikuara sot, ndërsa paralajmëroi se në ditët në vijim PD do të publikojë dokumente të tjera.

Kemi denoncuar abuzimet e ministres së Mbrojtjes, e cila përdor helikopterët si makina personale për fushata elektorale në Dibër. Një udhëtim nga Tirana në Dibër kushton 10 mijë euro, ndërkohë që kemi dhjetëra e qindra mësues që nuk mund të përballojnë kurat e shtrenjta të pandemisë Covid-19. Xhaçka përdor helikopterin, takimet janë për fushatë kemi dhe dokumentet që PD do t’i bëjë të ditura në vijim. Do të informojmë publikun për çdo rast abuzim, ky është një nga rastet e fundit që kemi denoncuar. Pamjet janë të premten, por ministrja e Mbrojtjes ka udhëtuar në mënyrë të vazhdueshme që prej një viti, kur është caktuar drejtuese e PD në Dibër mendohet që abuzimet shkojnë mbi 500 mijë euro dhe PD duke shfaqur pamjet ka ftuar prokurorinë të hetojë”.

Sipas Vokshit, këto para mund të ishin përdorur për testimin masiv të mësuesve dhe përmirësimin e infrastrukturës në shkolla.

“Ne kërkojmë të bëhet testimi masiv i mësuesve. Ai 500 mijë eurosh, mund të përdorej për testime masive dhe përmirësim të infrastrukturës në shkolla, apo mësuesve t’u paguheshin orët shtesë. Është sikur jemi në skllavopronari”.

Përkundër deklaratave të kryeministrit, Vokshi theksoi se shkollat janë kthyer në vatra të rrezikshme për përhapjen e virusit, por sipas saj nuk publikohen shifrat e mësuesve të prekur nga covid-i.

“Shkollat janë kthyer në vatra të rrezikshme infeksioni. Pse nuk publikohen shifrat e mësuesve të prekur dhe të nxënësve? Rama ka dështuar në menaxhimin e pandemisë. Ai nuk e do arsimin, ka bërë pakt me kriminelin, injorantin dhe trafikantin dhe asnjëherë nuk ka zgjedhur të mbajë pranë vetes të arsimuarin dhe edukuarin. Rama po synon që edhe brezi i ri të jetë po ashtu”.