Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Arbër Hajdari në A2 Business Week: Nga janari presim për lejet e ndërtimit. Mazniku: Nga nesër mund të fillojë puna

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2020, 22:57 | Ekonomi
Arbër Hajdari në A2 Business Week: Nga janari presim për lejet e

Arbër Hajdari, drejtor ekzekutiv i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, në A2 Business Week, ku u diskutua për rindërtimin nga tërmeti, u shpreh se deri tani fondacioni që ai drejton ka dhuruar 14 apartamente për të prekurit nga tërmeti, ndërsa ngriti edhe shqetësimet e hasura në këtë proces.

“Procesi për fondacionin “Fundjavë Ndryshe” ka nisur. Deri tani ne kemi blerë 14 apartamente të cilat janë dhuruar për familjet që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti. Nga janari jemi në pritje të lirimit të hapësirës për sheshin e ndërtimit të qendrës së re që do të ndërtohet nga “Fundjavë Ndryshe”. Në këtë kampus, në zonën e Vaqarrit, ne do të ndërtojmë 21 ndërtesa private”, u shpreh Hajdari.

Më tej, ai tregoi edhe problematikat e hasura deri tani. “Jam jashtë institucioneve shtetërore. Jam shërbëtori i mirë i punës që bëj. Zona na është caktuar të jetë Vaqarri, ndërsa për mua njerëzit janë njësoj në çdo zonë. Në dijeninë time kanë qenë duke u bërë procedurat e nevojshme për shpronësimin dhe lejet e ndërtimit që duhen për të nisur punën”.

Ndërkohë, reagoi edhe Arbjan Mazniku, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, sipas të cilit procedura e lejeve është normale, ndërsa tashmë është mbyllur gjithçka dhe mund të fillojë puna, tha ai.

“Që ne të ndërtonim shtëpi në Vaqarr, duhet të dinim ekzaktësisht sa shtëpi do të ndërtonim, që ta dinim këtë duhet të bënim vlerësimin e shtëpive të dëmtuara, që mori kohë dhe më pas duhet të bëhej vlerësimi, nëse një person ishte apo jo përfitues i një banese të re. Ka shumë banorë që u është prishur shtëpia, por nëse ky person ka më shumë se një banesë, në bazë të ligjit, nuk përfiton shtëpi. Sot, toka është gati”, tha Mazniku.

https://youtu.be/nOMzg7jdODA

A2 CNN Livestream

Dita jonë