Basha pret kryetarin e komunës së Dibrës së Madhe: Të ndërtojmë një të ardhme me shpresë për çdo shqiptar

17 MAJ BASHA LIVE frame 12875 1100x620

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim mbrëmjen e së mërkurës Kryetarin e Komunës së Dibrës së Madhe, Hekuran Duka dhe delegacionit që e shoqëronte

Në deklaratën për mediat pas takimit, Basha u shpreh se bisedoi me kreun e Dibrës së Madhe për forcimin e bashkëpunimit për të krijuar një të ardhme me shpresë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

‘Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit mes Dibrës së Madhe dhe Tiranës, ku prioritet mbetet Rruga e Arbrit dhe thellimi i marrëdhënieve ekonomike dhe kulturore. Diskutuam dhe për projektet të tjera dhe këto kohë të vështira t’i kalojmë me solidaritet dhe të ndërtojmë një të ardhme me shpresë për të gjithë shqiptarët dhe të çojmë përpara të gjitha projektet”, tha Basha.

Ndërsa kreu i Komunës së Dibrës së Madhe në fjalën e tij kërkoi më shumë vëmëndje nga politika shqiptare për këtë zonë.

“Jemi të interesuar që politika shqiptare të jetë më aktive në vendosjen e bashkëpunimit, sidomos atij ekonomik. Treva e Dibrës prej kohësh nuk ka zhvillimin e duhur. Presim në të ardhmen që faktorët politikë shqiptarë t’i kthehen kësaj treve dhe kjo gjë ka nisur me Rrugën e Arbrit, të cilën e shohim si një shpresë”, tha Hekuran Duka.