Biden: Nuk do përdor drejtësinë për të hetuar Trumpin

MW IM945 biden  ZG 20200820232129 1100x620

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, tha se nuk do të përdorë departamentin e drejtësisë për të ndjekur ligjërisht presidentin, Donald Trump.

Në një intervistë për NBC News, 78-vjeçari tha se nuk do të ketë asnjë ndikim në hetimet ndaj Trump që janë në zhvillim e sipër.

“Unë nuk do të bëj atë çfarë bën ky president, duke përdorur Departamentin e Drejtësisë si makinerinë time për të insistuar se diçka ndodhi. Ka një numër hetimesh për të cilat kam lexuar se janë në një nivel shtetëror, dhe nuk ka diçka që mund apo nuk mund të bëj për këtë. Por unë jam i fokusuar që të çoj publikun amerikan në një pozitë ku ai të ketë siguri, disa garanci dhe disa konfirmime se mund t’ia dalin.

Njerëzit e klasës së mesme dhe asaj punëtore po shkatërrohen, ata janë fokusi im.”, u shpreh Biden.