Koronavirusi në Shqipëri, 644 raste të reja, ulet numri i viktimave

koronavirusi ne shqiperi 18 2 1100x620

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se, në 24 orët e fundit, janë kryer 2137 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 644 persona.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë 8 persona të prekur me Covid-19.

Aktualisht, në 3 spitalet COVID, po trajtohen 461 pacientë, 19 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të shmangni lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19. Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë me përpikëri rregullat, duke mos e ulur asnjë moment vigjilencën për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin detyrimisht çdo lloj grumbullimi mbi 10 persona.

Ju informojmë për situatën e covid19 në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.137 testime, prej të cilave 410 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 644 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 258 raste në Tiranë, 48 në Fier, 44 në Elbasan, 38 në Shkodër, 26 në Lushnje, 23 në Sarandë, 22 në Durrës, 21 në Përmet, 19 në Pogradec, 16 në Berat, 15 në Gjirokastër, nga 13 raste në Kukës, Kavajë, nga 10 raste në Kurbin, Mirditë, Tepelenë, 9 në Mat, 8 në Gramsh, 7 në Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Mallakastër, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Has, Vlorë, Delvinë, 2 në Bulqizë, 1 në Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 365 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.031 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 461 pacientë, 19 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 4 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave nga 48 në 73 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

U drejtohemi me një apel për të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat, duke mbajtur maskën, duke shmangur grumbullimet, duke ruajtur distancën dhe higjienën.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (25 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                         644

Të shëruar ne 24 orë                      365

Të shtruar në spitale                       461

Humbje jete në 24 orë                  8

Testime ditore                                  2.137

Testime totale                 179.842

Raste pozitive                         34.944

Raste të shëruara                 17.031

Raste Aktive                            17.170

Humbje jete                               743

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    8867

Fier        1373

Durrës 1252

Korçë    955

Shkodër 867

Vlorë     833

Elbasan 810

Lezhë    678

Berat     508

Gjirokastër 493

Kukës    375

Dibër     159