Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Lamtumirë legjendë! Nga Pele te Messi, yjet e futbollit reagojnë për ndarjen nga jeta të Maradona-s

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2020, 19:56 | Futboll
Lamtumirë legjendë! Nga Pele te Messi, yjet e futbollit reagojnë

Futbolli është në zi. Legjenda e sportit më popullor në botë, Diego Armando Mardona u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare.

E gjitha bota është prekur për këtë humbje, ndërsa të pafundme kanë qenë reagimet nga futbollistë dhe legjenda të futbollit.

“Unë kam humbur një mik të dashur dhe bota ka humbur një legjendë. Një ditë, shpresoj se do të luajmë futboll së bashku në qiell”, ishte reagimi i brazilianit Pele.

“Një ditë shumë e trishtuar për të gjithë argjentinasit dhe për futbollin. Ai na la, por nuk largohet, sepse Diego është i përjetshëm. Unë i ruaj të gjitha momentet e bukura që kam jetuar me të dhe kam dashur të shfrytëzoj rastin për t’i dërguar ngushëllime familjes dhe miqve të tij. Prehu ne paqe”, ka reaguar Messi në Instagram.

Nuk mungoi edhe reagimi nga Cristiano Ronaldo. “Sot i them lamtumirë një shoku dhe bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm. Një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Një magjistar. Ju largoheni shumë shpejt, por lini një trashëgimi të pakufishme dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Pusho në paqe, yll. Ju nuk do të harroheni kurrë”.

Mardona u nda nga jeta  si pasojë e një arresti kardiak në shtëpinë e tij në Tigre të Meksikës, pak ditë pasi doli nga spitali. “El Pibe De Oro” iu nënshtrua para pak ditësh në ndërhyrje kirurgjikale në tru. Më vonë, një familjar i tij, konfirmoi për CNN lajmin e trishtë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë