Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ligji për Presidentin ende i padepozituar, mbetet për vitin tjetër

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2020, 15:35 | Politikë
Ligji për Presidentin ende i padepozituar, mbetet për vitin

Korniza për rregullimin edhe me ligj të veprimtarisë së Presidentit, ishte porosi e kryeministrit Rama kur rendiste prioritetet që mazhoranca duhet të përmbushte brenda këtij sesioni parlamentar.

Por, juristët brenda Partisë Socialiste janë të ndarë mbi përmbajtjen e variantit që Adnor Shameti publikoi para medias. Burime pohuan se kjo ndasi është bërë pengesë që deputeti të mos e depozitojë ende projektligjin në Kuvend.

Një ligj organik për një institucion kushtetues votohet me 84 vota dhe nuk mund të përfshihet në punimet e Kuvendit me procedurë të përshpejtuar, pra pa kaluar minimalisht 2 javë. Ndërkohë, mazhoranca është angazhuar publikisht të mos e kalojë pa konsulta, të cilat do të kërkonin kohën e tyre.

Të kontaktuar nga A2 CNN nga presidenca nuk kanë sinjale që të thirrin për konsulta, ndërkohë që ligjin e quajnë një tentativë për shkarkimin e Ilir Metës.

Nisma nuk ishte as objekt diskutimi në konferencën e kryetarëve të grupeve parlamentare, e cila vendosi që gjatë dhjetorit Kuvendi do të mblidhet vetëm 3 herë dhe seanca e fundit ëshë ajo e datës 17.          

A2 CNN Livestream

Dita jonë