Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Përballje në Gjykatën e Lartë, KLGJ rekurs vendimit të Apelit që i dha të drejtë Dollanit

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2020, 12:26 | Aktualitet
Përballje në Gjykatën e Lartë, KLGJ rekurs vendimit të

Përjashtimi nga gara për në Gjykatën e Lartë, i gjyqtares së Apelit të Posaçëm, Saida Dollani, bëhet objekt i një përballjeje në Gjykatën e Lartë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka bërë rekurs një vendimi të Apelit Administrativ të 10 nëntorit, që i dha të drejtë Dollanit të rikthehet në garë.

Kujtojmë se Këshilli i Lartë Gjyqësor e skualifikoi nga gara znj. Dollani ndërkohë që Apeli i Gjykatës Administrative i dha të drejtë dhe e riktheu në garë.

Aktualisht, KLGJ-ja po punon për plotësimin e 11 vendeve të lira në Gjykatën e Lartë.

Dy javë më parë, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar kandidaturën e Dariel Sinës, për në Gjykatën e Lartë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë