Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Prishtina do të ndihmojë financiarisht të infektuarit me koronavirus

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2020, 18:21 | Kosova
Prishtina do të ndihmojë financiarisht të infektuarit me

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti lajmëron se Këshilli ka marrë një vendim të shumëpritur për sa i përket personave të infektuar me virusin Sars-Cov 2.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti njofton se në mbledhjen e fundit këshilli i komunës vendosi të ndihmojë financiarisht çdo person që preket nga koronavirusi.

Kështu që çdo rast i konfirmuar pozitiv do të marrë një ndihmë prej 50 eurosh, ndërkohë që pensionistët do të marrin 100 euro. Sipas Ahmetit, komuna do të ndihmojë edhe me ilaçe, të cilat po përdoren për trajtimin e të sëmurëve me COVID-19.

“Kam udhëzuar drejtorin e Shëndetësisë që të filloj procedurat e prokurimit të shpejtë për një numër barnash që mjekët po i përshkruajnë për COVID-19, e që nuk janë të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor. Po ashtu edhe për blerjen e testeve D-Dimer që mjekët po e kërkojnë për shkak të trombeve të mundshme. Këto barna do të mbulojnë rreth 8.000 pacientë me simptome pak më të theksuara, pa paguar privatisht”, shkruan Ahmeti.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu