Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Projekti "Lungomare 3" në Vlorë, banorët e zonës e kundërshtojnë, akuza projektuesve

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2020, 13:06 | Aktualitet

"Lungomare 3" ose siç njihet ndryshe zgjatimi i shëtitores në drejtim të Radhimës dhe Orikumit, ka hasur në kundërshtinë e banorëve të zonës.

Pasi janë njohur me projektin final të zhvillimit të kësaj zone, banorët kanë hedhur dyshime për selektime të qëllimshme, duke akuzuar  firmën projektuese se ka marrë para për përfshirjen ose jo të objekteve ekzistuese në këtë projekt zhvillimi.

“Ka një selektivitet për këtë projekt, u pa qartë edhe sot që ka objekte të ndërtuara praktikisht në det, që thjesht do të rikonstruktohen, dhe të tjera që do të shkatërrohen edhe pse respektojnë distancat”, deklaroi Armando Cakrani, përfaqësuesi ligjor i protestuesve.

Armando Cakrani, përfaqësuesi ligjor i protestuesve

Banorët nëpërmjet përfaqësuesit të tyre ligjorë, kanë kërkuar që projektuesit dhe grupi i ekspertëve të vijnë në terren për të verifikuar situatën e ndërtimeve.

Përveç objekteve, banorët nuk kanë informacion se si dhe sa do t’u kompensohen tokat që kanë në pronësi dhe të trashëguara brez pas brezi. Ky është një projekt që do të financohet nga qeveria shqiptare dhe bashkia e Vlorës do të jetë thjesht përfituesja e këtij projekti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë