PS kërkon një Komision të Posaçëm mbi “politikanët e përfshirë” në akuzat e Dick Marty ndaj UÇK-së

edi rama kuvend  1100x620

Partia Socialiste i ka kërkuar Kuvendit një Komision të Posaçëm hetimor mbi akuzat e Dick Marty-t për krimet që, sipas tij, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer në territorin shqiptar gjatë luftës.

Sipas kërkesës, objektivi i Komisionit do të jetë formulimi brenda tre muajve i një raporti të detajuar mbi gjetjet e të gjithë institucioneve shqiptare mbi këtë çështje delikate.

Raporti do të përqendrohet veçanërisht “mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve ose mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Ditë më parë, kryeministri Rama u shpreh se kreu demokrat, Lulzim Basha, kishte qenë “përkthyes” i shqiptarëve të marrë në pyetje për këtë çështje, ndërsa e cilëson atë edhe si “kujdestar i dosjes së Shtëpisë së Verdhë”.