Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Rriten viktimat në radhët e shëndetësisë nga Covid-19. Ndërron jetë, në moshën 48-vjeçare, mjeku Bledi Nini

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2020, 11:41 | Aktualitet
Rriten viktimat në radhët e shëndetësisë nga Covid-19.

Vijon të rritet bilanci i viktimave në radhët e bluzave të bardha në vendin tonë si pasojë e Covid-19. Këtë mëngjes, ka ndërruar jetë, në moshën 48-vjeçare, mjeku i njohur Bledi Nini.

Lajmin e ka bërë të ditur, kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, përmes një postimi në facebook ku i bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes, pasi virusi nuk është lojë mediatike.

“U nisa për në “Shkollën Tregtare” me të njëjtin optimizëm me të cilin kam dashur të përcjell mesazhet sensibilizuese nëpër shkolla, gjatë këtyre ditëve, por lajmi se miku e kolegu im, një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me covid-in, nuk është i thjeshtë për mua. Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled”, shkruan Leli.

Të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale për mjekun e njohur, i cili shërbente si mjek ORL në QSUT.

“Sërisht humbje e madhe në radhët e bluzave të bardha. Humb jetën nga Covid-19, dr.Bledi Nini, në moshën 48-vjeçare. Ngushëllime familjes dhe kolegëve të tij...Sërish asnjë masë mbrojtjeje ndaj bluzave të bardha...Sërish heshtje nga kushdo...”, shkruan Shoqata e Infermierëve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani