Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

SHBA shënon ditën më të keqe nga pandemia në 6 muajt e fundit

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2020, 17:06 | Bota
SHBA shënon ditën më të keqe nga pandemia në 6 muajt e

Shtetet e Bashkuara të Amerikës raporton 2100 vdekje ditore si pasojë e pandemisë së koronavirusit, një bilanc ky që nuk përsëritej që prej muajit maj.

Në një kohë kur rastet e reja dhe shtrimet në spital vijojnë të shtohen në mbarë Amerikët, ekspertët paralajmërojnë nivele të larta vdekshmërie.

Të infektuarit ditor me koronavirus vijojnë të jenë mbi 100 mijë prej 3 javësh, ndërkohë që shtrimet në spitale vijojnë të shënojnë rekorde për ditën e 15 radhazi.

Trendi rritës pritet të përkeqësohet në ditët në vijim me festën e Falënderimeve, e cila zakonisht paralajmëron javën më të ngarkuar për udhëtime në SHBA.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani