Shkollat nuk mbyllen, por nga 1 dhjetori nis mësimi i alternuar

manastirliu 3 1 1100x620

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi se ka vendosur që t’i rekomandojë Ministrisë së Arsimit që, “nga data 1 dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar”.

“Fëmijët nuk janë transmetues të lartë të infeksionit dhe rezulton se protokollet e sigurisë janë zbatuar, por për të minimizuar risqet gjatë kësaj periudhe, ku ka dhe viroza stine, kemi vendosur që t’i rekomandojmë Ministrisë së Arsimit që nga data 1 dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin në distancë (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore”, tha Manastirliu.