Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Situata me pandeminë, Gjermania zgjat masat e izolimit

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2020, 22:12 | Bota
Situata me pandeminë, Gjermania zgjat masat e izolimit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, zhvilloi një takim me krerët e rajoneve, me të cilët vendosi të zgjasë masat për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Sipas asaj që është arritur në këtë takim, shefja e qeverisë gjermane vendosi të zgjasë vijimin e masave të pjesshme të izolimit të paktën deri më 20 dhjetor.

“Rritja eksponenciale e numrit të të infektuarve është thyer, por rastet ditore janë ende të larta dhe për shkak të kësaj situate nuk na lejohet të heqim masat që kishim rënë dakord për në fund të nëntorit”, u shpreh Merkel.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli