Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zbulohen 113 trupa të pajetë në vendin e “varreve masive”

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2020, 12:58 | Bota

Autoritetet meksikane njoftuan se kishin zbuluar të paktën 113 trupa të pajetë në një varr masiv në shtetin e Haliskos (Jaslisco). Në total, 30 prej viktimave ishin të afërm me njëri-tjetrin, tha prokurori i përgjithshëm i shtetit, Gerardo Octavio Solís.

Varri masiv ndodhej në El Salto, një komunë e vogël në juglindje të kryeqytetit të shtetit, Guadalahara. Një zëdhënës i zyrës së prokurorit tha për CNN se gërmimet kanë nisur më 1 tetor, e nuk kanë përfunduar ende. Gërmimet vijojnë edhe në një tjetër varr masiv rreth 30 kilometra në jug të El Saltos, ku deri tani janë gjetur 25 trupa.

Edhe pse nuk ka ende një shpjegim zyrtar se çfarë ka ndodhur me viktimat, dhuna në këtë shtet, ku ka bazën karteli famëkeq Jalisco Nueva Generacion, është një prej më të fuqishmëve në Meksikë, sipas DEA-s.

Halisko mban edhe vendin e parë në Meksikë për numrin më të madh të trupave të pajetë të zhvarrosur nga viti 2006, deri në shtator 2020, sipas një raporti nga Komisioni Kombëtar i Kërkimeve, botuar në tetor të këtij viti. Në këtë periudhë, atje u gjetën 897 trupa, ndërsa në të gjithë Meksikën shifra arrin në 6900.

Numri më i madh i viktimave të vendosur në një varr masiv mendohet se është gjetur në shtetin Verakruz (Veracruz) në mars 2017, ku 250 kafka njerëzish u zbuluan nga autoritetet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë