Ambasadorja e SHBA-së takon kreun e Doganave: Lehtësim i biznesit dhe bashkëpunim kundër krimit

Untitled collage 2 1100x620

Ambasadorja amerikane në vend është takuar sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazheli. Në një postim në Twitter, Kim shkruan se ka diskutuar rëndësinë e lehtësimit të biznesit të ligjshëm. Ajo thotë se ka rënë dakord me kreun e Doganave për rritjen e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Takova Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazheli, për të diskutuar rëndësinë e lehtësimit të biznesit të ligjshëm, sigurisë dhe kontrollit në lëvizjen e mallrave, si dhe sigurimin e përgjegjësisë. Ne ramë dakord për të rritur bashkëpunimin për të ndaluar krimin e organizuar dhe korrupsionin”, shkruan ambasadorja amerikane.