Argjentinasit në lot, mijëra vetë i japin lamtumirën Maradonës

New.Sequence.3297 frame 0 1100x620

Disa në lot, disa me brohorima apo britma hidhërimi, e të tjerë i kaluan pranë në heshtje duke i hedhur lule. Mijëra qytetarë argjentinas iu bashkuan homazheve për ndarjen nga jeta të legjendës Diego Armando Maradona. Mesditën e kësaj të enjteje, arkivoli i ikonës së futbollit u vendos në “Casa Rosada”, pallati presidencial i Buenos Aires-it dhe për orë të tëra adhuruesit e tij e vizituan për herë të fundit, përpara se Maradona t’i drejtohej banesës së fundit.