Durrës, një 35-vjeçar gjendet i pajetë në banesë, dyshohet se është vetëvrarë

policia durres gjykata 1100x620

Një 35-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë pasditen e së enjtes në lagjen numër 16 në Durrës.

Viktima është shtetasi me inicialet S. A. Nga të dhënat e para të policisë dyshohet se mund të jetë vetëvrarë me armë zjarri, pistoletë.

Nga këqyrja paraprake e trupit, policia nuk ka konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen.