Gjykata e Lartë kundër kryebashkiakut të Nju-Jorkut dhe në krah të grupeve fetare për kufizimet e Covid-19

gjykata e larte shba 1100x620

Në një vendim 5-4, Gjykata e Lartë doli në krah të organizatave fetare në një mosmarrëveshje mbi kufizimet e Covid-19, të vendosura nga guvernatori i Nju-Jorkut, Andrew Cuomo, që kufizonte pjesëmarrjen në shërbimet fetare.

Çështja është grumbullimi i grupeve fetare, përkundër zyrtarëve të qytetit dhe shtetit që kërkojnë të ndalojnë përhapjen e Covid-19, çka tregoi edhe ndikimin e Amy Coney Barrett në Gjykatë. Kjo vjen ndërsa rastet e lidhura me Covid-19 po rriten me shpejtësi në të gjithë vendin.

Në vendimin e natës vonë, Barrett doli në krah të konservatorëve në mosmarrëveshje, ndërsa Shefi i Drejtësisë John Roberts u bashkua me tre gjyqtarët liberalë në mospajtim. Vendimi nënvizon ndikimin e Barrett, duke reflektuar ndryshimin e djathtë të Gjykatës.

Pranverën dhe verën e kaluar, kur Ruth Bader Ginsburg ishte ende gjallë, gjykata u nda 5-4 për çështje të ngjashme. Barrett u konfirmua në tetor për të marrë vendin e Ginsburg.

Urdhri i diskutueshëm, i lëshuar pak para mesnatës në prag të Falënderimeve, përmbante disa mendime të ndara dhe të diskutueshme.