Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Imazhe mahnitëse, hëna dhe planeti Mars afër njëri-tjetrit

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2020, 16:21 | Lifestyle
Imazhe mahnitëse, hëna dhe planeti Mars afër njëri-tjetrit

Hëna dhe planeti Mars janë afër njëri-tjetrit duke na sjellë këtë mendësi të veçantë për të parë këto imazhe mahnitëse gjatë natës.

Nga data 24 deri më 27 nëntor, sateliti i Tokës do të përshkojë një itenerar që do ta vendosë atë në linjë të drejtë me Planetin e Kuq.

Hëna dhe Marsi do të jenë sonte në distancën më të afërt mes tyre, në atë që njihet si fenomeni i ndërthurjes në Astronomi.

Megjithatë, largësia mes trupave qiellorë do të jetë miliona kilometra. Marsi quhet Planeti i Kuq, por në mbrëmje do të shfaqet më shumë me ngjyrë të verdhë me pigment portokalli. Këtë ngjyrë ai e merr nga shtresa e oksidit të hekurit që mbulon sipërfaqen marsiane. Që ky fenomen të ndodhë sërish do të duhet të presim deri në vitin 2035.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani