Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mësohet ministria që do të drejtojë Dritan Abazoviç në qeverinë e re malazeze

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2020, 22:02 | Ballkani
Mësohet ministria që do të drejtojë Dritan Abazoviç

Më në fund, i mandatuari për kryeministër në Mali e Zi, Zdravko Krivokapiq, do të paraqesë nesër emrat përfundimtarë për përbërjen e qeverisë së re.

Krivokapiq do të prezantojë më 2 dhjetor përbërjen e kabinetit dhe programin përpara Kuvendit, që më pas pritet të votojë dhe qeverinë e re.

Sipas asaj që raportojnë mediat malazeze, shqiptari Dritan Abazoviç, i cili është dhe një nga pikat kyçe të krijimit të koalicionit qeverisës do të marrë drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Ai do të jetë gjithashtu dhe zv.kryeministër.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani