Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Në mes të pandemisë, marka spanjolle prezanton makinën luksoze

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2020, 09:34 | Teknologji

Hispano Suiza, një markë spanjolle automobilësh, prezantoi dje në Madrid modelin e saj të dytë, Carmen Boulogne. Kjo makinë është një version më sportiv, më i lehtë, më i fuqishëm dhe më i shtrenjtë sesa Carmen, që u zbulua në Sallonin e Gjenevës vitin e kaluar.

Motori i kësaj makine ka 1114 kuaj fuqi dhe mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 290 km/h. Nga 0 në 100 km/h arrin për 2,6 sekonda.

Çmimi i Carmen Boulogne është 1,65 milionë euro.

Emri i kësaj makine është vendosur për nder të fitores së kësaj marke spanjolle në një garë të zhvilluar në Francë, pranë Boulogne, në vitin e largët 1921.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani