Nga “San Paolo” në “Diego Armando Maradona”, Napoli ndryshon emrin e stadiumit

The mayor of Naples wants the San Paolo to be 1100x620

Gëzimi ishte i madh për Maradonën pas realizimit me sukses të operacionit në kokë, më 4 nëntor, po aq sa hidhërimi i pasdites të së mërkurës, kur Clarin, media e parë në Buenos Aires njoftoi se legjenda kishte ndërruar jetë.

Homazhet nuk munguan as në Napoli, vendin ku Maradona spikati më shumë me futbollin e klubeve. Qytetarë të panumërt, që nuk donin të dinin për pandeminë, u mblodhën pranë sheshit ka ndodhet fotografia gjigante murale e Maradonës, ndërsa qëndruan për orë të tëra duke vajtuar legjendën e tyre apo duke i kujtuar këngët që dikur i këndonin në stadium.

Dritat e stadiumit San Paolo në Napoli qëndruan të ndezura përgjatë gjithë natës, ndërkohë që krerët e klubit kanë vendosur të shtojnë edhe emrin e ikonës argjentinase në emërtimin e tij. Në Champions League, mbrëmjes e së mërkurës të gjitha skuadrat nderuan Maradonën me një minutë heshtje përpara ndeshjeve, gjë e cila do të vazhdojë edhe javën e ardhshme në Serinë A.

Në Argjentinë, takimet e Copa Libertadores u anuluan në shenjë respekti dhe do të zhvillohet në një periudhë tjetër. Ndërkohë, qeveria vendase shpalli tri ditë zi kombëtare në nder të Maradonës.