Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Pas ndihmës financiare për të prekurit me Covid, komuna e Prishtinës do të mbështesë dhe mediat

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2020, 22:15 | Kosova
Pas ndihmës financiare për të prekurit me Covid, komuna e

Komuna e Prishtinës në Kosovë po vijon të tregojë se është pranë qytetarëve dhe bizneseve gjatë këtyre ditëve të vështira të krijuara nga pandemia e koronavirusit.

Pas vendimit për të ndihmuar financiarisht të gjithë personat e prekur nga koronavirusi, Këshilli i Komunës ka vendosur të mbështesë dhe mediat e goditura rëndë nga pandemia.

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, njofton se është caktuar një fond prej 100 mijë eurosh për të ndihmuar këtë sektor që ka rrezikuar mbylljen për shkak të pandemisë.

Ndarja e këtij fondi për mediat do të bëhet në bazë të punonjësve që kanë, dhe duhet domosdoshmërisht që të jenë të regjistruar në Prishtinë si dhe të kenë pasqyra financiare të rregullta.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu