Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Përplasje edhe mbi fatkeqësitë, akuza reciproke PD-PS për viktimat dhe fondet e tërmetit

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2020, 16:41 | Politikë
Përplasje edhe mbi fatkeqësitë, akuza reciproke PD-PS për

Në 1-vjetorin e tërmetit, kreu i PD-së u shfaq në Thumanë. Shtëpia e dëmtuar e familjes Çuka, e cila në 2019-n kishte dhe humbje jete, ishte shembulli që sipas Bashës asgjë nuk kishte ndryshuar.

Shembuj sesi qeveria kishte fituar para nga fatkeqësitë, erdhën dhe nga selia blu prej ekipit që kishte ndjekur nga afër rindërtimin.

Por, nuk mendon kështu mazhoranca e cila seancën e nisi me një 1 minutë heshtje për viktimat e 26 nëntorit dhe më pas akuzoi opozitën se po keqpërdor fatkeqsitë.

Presidenti Meta ishte konkret në kërkesat e tij. Kreu i shtetit apeloi që të ndalohet propaganda dhe të bëhet më shumë transparencë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli